fbpx

Kriza energjetike/ Rama: Asnjë plan masash drastike për qytetarët! Kush harxhon mbi 800 kWh do paguajë me çmim tregu

(Skenderbeu.info)-Kriza energjetike/ Rama: Asnjë plan masash drastike për qytetarët! Kush harxhon mbi 800 kWh do paguajë me çmim tregu

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të paketës anti-krizë, ka deklaruar se familjet të cilat do konsumojnë më shumë se 800 kWh do paguajnë me çmimin e tregut. Synimi i qeverisë, theksoi Rama, është krijimi i presionit për të ulur konsumin e tepërt të energjisë elektrike në kohë krize. Teksa u ndal te kriza energjetike që ka prekur mbarë botën, Kryeministri tha se Shqipëria nuk do të përballet me masa drastike.

Nëse ky është një vendim ambicoz apo i çmendur dhe me pasoja këtë do e tregojë koha. Duhet t’i mbrojmë konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla nga rritja e çmimit të energjisë. Kjo mbrojtje deri tani rezulton arsyeja themelore pse kemi inflacionin më të ulët në rajon. Ka një POR shumë të madh. Nisur nga analiza e gjithë fashave të konsumatorëve, kemi 90% konsumatorë familjarë që konsumojnë më pak se 800 kWh dhe një numër konsumatorësh rreth 6-7% të totalit që konsumojnë më shumë se 800 kWh. Për të cilët ka ardhur koha që s’mund të paguajnë më taksapaguesit e zakonshëm. Prandaj çdo kilovat mbi 800 do paguhet me çmimin e tregut. Synojmë të krijojmë një presion për të ulur konsumin e tepërt të energjisë elektrike në kushte krize.
Jetojmë në një kohë kur vendet më të pasura po marrin masa drastike të paimagjinueshme që lidhen me penalitete deri dhe surreale. Sot lexova që Zvica ka vendosur penalitetin e 3 viteve burg për ata që ngrohin më shumë se 19 gradë shtëpinë e tyre. Gjermania ka paraqitur planin për fikjen e dritave në të gjitha rrugët, bizneset pas orës 10:00 të darkës. Ne nuk kemi një plan të tillë shkurtimesh drastike, Por kjo s’do të thotë që s’kemi nevojë të kursejmë energjinë. Ata të cilët vazhdojnë me këmbëngulje të vazhdojnë se jemi ndryshe nga e gjithë bota se ne energjia na vjen nga qielli, po flasin pa kuptim”, tha Rama.

Rritja e kapaciteteve prodhuese dhe transformimi i Shqipërisë në eksportuese neto të energjisë është synimi i qeverisë. Rama tha se për momentin Shqipëria aktualisht është tërësisht e varur nga tregu.

Shqipëria edhe në vitin e vet më të mirë përsa i përket reshjeve, që është një vit që s’po na vjen prej 4 vitesh nuk e prodhon dot të tërë energjinë që i duhet edhe në vitin më të mirë. Në vitin më të mirë Shqipëria duhet të dalë në treg dhe duhet të importojnë dhe paguan me çmimet marramendëse të tregut. Ky është fakt. Rritja e kapaciteteve prodhuese, transformimi i Shqipërisë në eksportuese neto brenda vitit 2030 është synimi ynë. Për momentin jemi tërësisht të varur nga tregu. Sforcoja që po bëjmë dhe paratë që po vëmë në dispozicion për të mbrojtur konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla, është e jashtëzakonshme. Në totalin e vet, çfarë ju tregova sot është një mbështetje financiare në kohë krize për përballimin e efekteve të kësaj krize afro gjysmë miliardi”, tha Rama.

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

Jannik Sinner

Jannik Sinner në Sofje

0
(Skenderbeu.info)-Jannik Sinner në Sofje, i sapo kthyer në top 10-shen e botës, po ndjek treshen në ATP 250 në Sofje. Një turne që e ka fituar...
Torino

Torino: rinovimi i Sasha Lukiç

0
(Skenderbeu.info)-Torino: rinovimi i Sasha Lukiç ne javet e fundit Pas polemikave në fillim të sezonit, Sasha Lukic dhe Torino janë afruar sërish. Dhe bisedimet për...

Probleme në disa qytete nga rreshjet e dendura

0
(Skenderbeu.info)-Probleme në disa qytete dhe përmbytje nga rreshjet e dendura Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme dhe përmbytje në disa zona të Shqipërisë. Në Dibër, ka...
Kleb Basket Ferrara

Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri

0
(Skenderbeu.info)-Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri Marco Miozzi është presidenti i ri Kleb Basket Ferrara ka njoftuar qe nga dita e djeshme se...
F1, Red Bull

F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor

0
(Skenderbeu.info)-F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor Rekordi i Red Bull daton në 2013 (13 GP të fituara) Fundjava përmban Çmimin e Madh të...
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nën sulm: “Si mund të flejë natën?”

0
(Skenderbeu.info)-Cristiano Ronaldo nën sulm: “Si mund të flejë natën?” flet nëna e fansit së cilit portugezi ia prishi telefonin Këto nuk janë kohë të lehta...

Lajme të tjera
NGJASHME

Ditët e zeza të Euros në tregjet ndërkombëtare

(Skenderbeu.info) Ditët e zeza të Euros në tregjet ndërkombëtare....

Tedi Blushi: Shqipëria vendi bujqësor me krizë bujqësore

(Skenderbeu.info) Tedi Blushi: Shqipëria vendi bujqësor me krizë bujqësore....

Kursi i këmbimit valutor për sot

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mall...

Emiratet dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për furnizimin me gaz

(Skenderbeu.info) Emiratet dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për furnizimin me...

Çmimi i karburanteve për ditën sot

“Çmimi i karburanteve” -Në një kohë kur pasiguria e furnizimit të karburanteve,është në rritje për shkak të krizës globale, stafi i Skenderbeu.info ka vendosur që cdo ditë të pasqyroje, çmimet me pakicë të karburanteve në vendin tonë,si diesel, naftë, benzinë, gas.

Cmimi i metaleve te çmuara

Stoku i metaleve të çmuara në natyrë është i kufizuar, gjë që i bën ato edhe më të vlefshme. Levizjet e tyre jane shume te ndjeshme ndaj sitatave te ndryshme ekonomike me rend global ndaj te cilave marrin dhe nje percaktim cmimi ne burse.

Tiranë: Samiti i Tretë i Grave të Biznesit të Diasporës

(Skenderbeu.info) Tiranë: Samiti i Tretë i Grave të Biznesit...

Çmimi i karburanteve për ditën e sotme 21 shtator 2022

(Skenderbeu.info) -“Çmimi i karburanteve” -Në një kohë kur pasiguria...
Raporto