As pas liberalizimit, kosovarët nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë

(Skenderbeu.info)-As pas liberalizimit, kosovarët nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë

Edhe pse liberalizimi i vizave vlen për të gjitha vendet e zonës Schengen, bartësit e pasaportave të Kosovës, nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, për shkak se ky shtet anëtar i Bashkimit Europian nuk ia njeh pasaportat.
Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Komisionit Evropian për Çështje të Brendshme, Anitta Hipper, shkruan Rel. E pyetur nëse qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Spanjë, ajo nuk e përmendur në mënyrë specifike këtë vend, vetëm ka thënë se liberalizimi nuk do të vlejë për “një shtet”.
“Njohja e dokumenteve të udhëtimit është një kompetencë shtetërore. Në mesin e vendeve të Schengenit, të gjithë, pos një vendi, i kanë njohur dokumentet e udhëtimit të Kosovës. Kjo do të thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën do t’iu mundësojë bartësve të pasaportave të Kosovës që të udhëtojnë pa viza në të gjitha këto vende, pos në njërin prej tyre”.
Spanja, e cila prej 1 korrikut merr edhe kryesimin e Bashkimit Evropian, është më e zëshme sesa katër vendet tjera të BE-së që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës.
Megjithatë, gjatë procesit të miratimit të vendimit për vizat, Spanja nuk ka kundërshtuar.
Vendet tjera mosnjohëse të shtetësisë së Kosovës janë: Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia.
Ato i njohin pasaportat e lëshuara nga autoritetet e Kosovës.
Më 18 prill, Parlamenti Europian e ka miratuar vendimin për vizat, ndërsa dokumenti është nënshkruar më 19 prill.
Vendimi parasheh që qytetarët e Kosovës, të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen, prej 1 janarit të vitit 2024.
Regjimi pa viza mundëson udhëtime vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.
Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
40 %
Sun
26 °
Mon
26 °
Tue
26 °
Wed
25 °
Thu
19 °

Lajmet e fundit

Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

0
(Skenderbeu.info)-Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’ Më interesantja është...

Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune

0
(Skenderbeu.info)-Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune Eleganca garantohet nga nuancat...

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima

0
(Skenderbeu.info)-Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima Shteti grek është goditur nga një tërmet, por...

Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

0
(Skenderbeu.info)-Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh

0
(Skenderbeu.info)-Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh Veza është një nga ushqimet më...

Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona

0
(Skenderbeu.info)-Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona Një sulm terrorist...

Lajme të tjera
NGJASHME

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima

(Skenderbeu.info)-Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima Shteti grek është...

Konjufca: Rama gaboi me draftin, s’u ul të fliste me Kurtin

(Skenderbeu.info)-Konjufca: Rama gaboi me draftin, s’u ul të fliste...

Zyra e Kurtit: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë

(Skenderbeu.info)-Zyra e Kurtit: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, ndërmjetësues...

Lidhja e Prizrenit, Osmani: Model dhe frymëzim i shumë brezave

(Skenderbeu.info)-Lidhja e Prizrenit, Osmani: Model dhe frymëzim i shumë...

E mitura shqiptare ngacmohet seksualisht nga një 30-vjeçar grek, arrestohet autori

(Skenderbeu.info)-E mitura shqiptare ngacmohet seksualisht nga një 30-vjeçar grek,...

Begaj nga Prizreni: Historia e kombit është e pasur me momente të cilat na mbushin me krenari

(Skenderbeu.info)-Begaj nga Prizreni: Historia e kombit është e pasur...

Greqia goditet nga tërmeti i fortë, sa ishte magnituda

(Skenderbeu.info)-Greqia goditet nga tërmeti i fortë, sa ishte magnituda Një...

Republika Sërpska miraton rezolutën, i kërkon anëtarëve të OKB të çnjohin Kosovën

(Skenderbeu.info)-Republika Sërpska miraton rezolutën, i kërkon anëtarëve të OKB...
Raporto