(Skenderbeu.info)-Arsenal triumfon në derbin ndaj Tottenham, Londra veriore “ngjyroset” me të kuqe.
Londra veriore “ngjyroset” me të kuqe pas triumfit të Arsenal ndaj Tottenham në derbi. Ekipi i Mikel Artetës fitoi me rezultatin 0-2 ndaj skuadrës së Antonio Contes, në një sfidë që e domnoi të gjithën.
Sfida u zhbllokua në minutën e 14’ pas një asisti të Lloris, ndërsa në 36’ Odegaard realizoi golin e dytë të Arsenal. Pjesa e dytë e sfidës ishte më e luftuar nga të dyja anët megjithatë ekipi i Arsenal mundi të mbante avantazhin dhe në fund fitoj me rezultatin 0-2.