Arrestohet autori që hodhi në erë hotelin në Sarandë, shkak pronësia

(Skenderbeu.info)-Arrestohet autori që hodhi në erë hotelin në Sarandë, shkak pronësia

Pas hedhjes në erë të hotel Bizantit në Sarandë mëngjesin e së hënës, grupi i posaçëm hetimor ka arrestuar autorin. Ai është Sotir Çabiri, babai i të cilit kundërshtonte vendimin e gjykatës për dhënien e hotelit në masën 90%, Dhimitër Evangjeliu, ndërsa atij vetë si ortak, Spirto Çabirit, i mbetej vetëm 5% e kësaj prone.
Policia e Shtetit njoftoi si më poshtë se brenda disa orëve punë intensive profesionale hetimore, e zbardhi ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në Sarandë:”Pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm, në Sarandë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët dhe ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, DVP Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë, dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, vijuan veprimet për zbardhjen e ngjarjes.
Falë hetimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, për rreth 12 orë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit: S. Ç., 36 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale.
Ky shtetas, mëngjesin e djeshëm, në lagjen nr. 1, Sarandë, dyshohet se ka vendosur një sasi lënde eksplozive, në hotelin që babai i tij, shtetasi Spiro Çabiri, 63 vjeç, kishte në bashkëpronësi me shtetasin Evangjeliu Dhimiter, për shkak të një procesi gjyqësor që kishin 63-vjeçari dhe shtetasi Evangjeliu Dhimiter, proces i nisur që në vitin 2002, dhe në përfundim të të cilit, pjesa më e madhe e këtij hoteli do të kalonte në pronësi të shtetasit Evangjeliu Dhimiter.
Si pasojë e shpërthimit me eksploziv, u shkatërrua plotësisht hoteli i ndërtuar në vitin 1996 dhe gjithashtu u shkaktuan dëmtime të fasadave të objekteve të tjera në afërsi të hotelit. Nga shpërthimi nuk pati asnjë shtetas të dëmtuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.”
Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Sat
16 °
Sun
17 °
Mon
14 °
Tue
11 °
Wed
6 °

Lajmet e fundit

fier

Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital

0
(Skenderbeu.info)-Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital Një aksident është raportuar në Fier....
Olta,Luizi

Olta: Luizi i përdor vajzat, të varfrat i besojnë

0
(Skenderbeu.info)-Olta: Luizi i përdor vajzat, të varfrat i besojnë Olta mendon se Luizi i përdor...
Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit. Edhe këtë verë, duket se trendet do t’i vendosë sërish pamja e saj në këto foto të publikuara në Instagram.

Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit

0
(Skenderbeu.info)-Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit Ndikimi që Dua Lipa ka...
Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra.është regjistruar pasditen e sotme në Greqi.Tërmeti ka goditur zonën detare pranë Kythnos.

Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra

0
(Skenderbeu.info)-Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra Një tërmet me magnitudë 4.8...
U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi.Hekuran Llapushi i cili u hodh një ditë më parë nga kati i katërt i spitalit të këtij qyteti.

U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi

0
(Skenderbeu.info)-U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi Ka ndërruar jetë në spitalin...
Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi. është arrestuar nga autoritetet britanike në Angli

Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi

0
(Skenderbeu.info)-Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi Një i ri nga...

Lajme të tjera
NGJASHME

Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital

(Skenderbeu.info)-Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital Një...

U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi

(Skenderbeu.info)-U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga...

Shqipëria shpallet vendi i gjelbërt europian për muajin mars

(Skenderbeu.info)-Shqipëria shpallet vendi i gjelbërt europian për muajin mars Gjigandit...

Çifti i lejlekëve kthehet në Gjirokastër

(Skenderbeu.info)-Çifti i lejlekëve kthehet në Gjirokastër Pas një fluturimi për...

Sekuestrohen rreth 20 mijë dollarë në kufi, ndalohet malazezi

(Skenderbeu.info)-Sekuestrohen rreth 20 mijë dollarë në kufi, ndalohet malazezi Policia...

Sulmi ndaj “Top Channel”/ Dumani: Jemi aty, nëse do të dalë diçka do të veprojmë

(Skenderbeu.info)-Sulmi ndaj "Top Channel"/ Dumani: Jemi aty, nëse do...

Plumba në Kavajë, dy të vrarë

(Skenderbeu.info)-Plumba në Kavajë, dy të vrarë Një ngjarje e rëndë...

Gjendet pa shenja jete në përrua 36-vjeçari në Mat

(Skenderbeu.info)-Gjendet pa shenja jete në përrua 36-vjeçari në Mat Policia...
Raporto