(Skenderbeu.info) Armaldo dëshiron të dalë nga shtëpia: ‘Dua të dal se kam një grua shtatzënë në shtëpi’.
Në primen e ditës së djeshme të Big Brother lideri i shtëpisë është zgjedhur përsëri Armaldo.
Por gjithashtu Armaldo është një nga banorët i cili është në nominim këtë javë bashkë me Luizin, Efin dhe Xhonatanin.
Për këtë arsye Armaldo vendosi që këtë javë të kalonte lidershipin Valbonës. Gjatë një bisede me Luizin ai i tha ketij te fundit se dëshiron të dalë nga shtëpia, pasi ka një grua shtatëzënë dhe një vajzë që kanë nevojë për kujdesin e tij.
Gjithashtu ai është shprehur se nuk ka më moshë të merret me Big Brother, por Luizi i tha atij se thjesht nuk ka moshë të merret me fjalë që fliten pas shpine.
Pas kesaj situate Armaldo mori edhe mendimin e Kiarës dhe pergjigja e saj ishte që ai të vazhdonte të ishte lider. Keshtu Armaldo ndërroi mendje dhe i tha Valbonës se nuk do hiqte dorë nga detyra si lider i shtëpisë.