(Skenderbeu.info)-Arjola Demiri ka dy fjalë për Luizin që mbeti duke e përmendur
Aktorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Arjola Demiri ka reaguar pasi Luizi e ka komentuar gjatë qëndrimit në shtëpi. Luiz Ejlli ka folur disa herë për aktoren, duke thënë se në edicionin e parë u viktimizua shumë dhe përmendte gjithë kohën fëmijët. Së fundmi Luizi e ka përmendur Arjolën edhe në një debat me Efin, duke i thënë kësaj të fundit se ka mësuar lojën e aktores.
“Sa mirë më ka studiuar Luiza në botën e strategjive. 6-7 herë më ka përmendur emrin deri tani. Nëse të gjitha femrat viktimizohen si Arjola Demiri. Ftoj Luizin të mos zgjedhë viktima reale për të çuar lojën përpara. Femrat e zonja dhe luftarake duket që e shqetësojnë, ndaj i përçmon, lufton, përdor për lojë dhe uroj të mos e bëjë në jetë reale. Faleminderit që më jep vëmendje dhe të sillem nëpër kokë gjatë lojës tënde. Pema me kokrra, gjuhet se pemës së thatë si afrohet kush. Kaçubeti beso n’veti e gjun n’gjeti”, shkruan Arjola.