(Skenderbeu.info)-Ankesa e Spanjës përjashton Kosovën nga Organi i Rregullatorëve Europianë të Komunikimeve Elektronike
Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian (GJED) ka anuluar vendimin e Komisionit për lejimin e pjesëmarrjes e Kosovës në Organin e Rregullatorëve Evropianë të Komunikimeve elektronike.
Vendimi është marrë pas ankesës së Spanjës.
Sipas trupit gjykues të GJED-së ky anulim nuk ka lidhje me faktin se Kosova nuk njihet si shtet Sovran nga Bashkimi, si dhe nga disa Shtete Anëtare Organi i Rregullatorëve Evropianë të Komunikimeve Elektronike (BEREC). Kjo e fundit duhet gjithashtu të sigurojë zbatimin e qëndrueshëm të kuadrit rregullator për Bashkimit në këtë fushë.
Mosmarrëveshja për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë organ evropian ishte ngritur në mars të vitit 2019, kur Komisioni Europian kishte autorizuar disa vende të Ballkanit – përfshirë Kosovën – të marrin pjesë në detyrat e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve rregullatore kombëtare dhe BEREC.
Tre muaj pas këtij vendimi, Spanja kishte paraqitur një ankesë në Gjykatën e Bashkimit Europian (GJED) për ta anuluar atë.
Spanja kishte tentuar ta bllokonte pjesëmarrjen e Kosovës edhe më parë, por ankesa ishte hedhur poshtë herën e parë nga Gjykata e Drejtësisë së BE-së.
Më pas, Spanja ishte ankuar në Apelin e Gjykatës së Drejtësisë të BE-së dhe e ka fituar tashmë lëndën.
Nga viti 2018, Komisioni
