(Skenderbeu.info) Japoni/ 18 të zhdukur pasi një anije mallrash përmbyset në Nagasaki.
Janë 18 të zhdukur pas aksidentit të martën vonë në mbrëmje, ku përfshihej një anije mallrash me 22 persona në bord, që u përmbys në brigjet e prefekturës Nagasaki, në jugperëndim të Japonisë.
Sipas përditësimit të Rojës Bregdetare, 4 shtetas kinezë janë shpëtuar ndërsa kërkimet në det vazhdojnë për të gjetur pjesën tjetër të ekuipazhit prej 14 kinezë dhe 8 shtetas të Mianmarit.
Anija me flamur Hong Kong, me një tonazh prej 6,550 tonësh, kishte sinjalizuar një emergjencë të martën vonë në mbrëmje, kur ishte 110 kilometra në perëndim të ishujve Danjo dhe ishte pikasur nga një anije tjetër që kishte dhënë alarmin.
Gjithashtu, sipas rojes bregdetare të Koresë së Jugut, komunikimi i fundit nga kapiteni i anijes daton në orën 2:41 nga një telefon satelitor, duke paralajmëruar se ekuipazhi do të braktiste anijen disa minuta para fundosjes.
Autoritetet detare të Koresë së Jugut janë gjithashtu të angazhuara në kërkime në një pjesë të detit ku moti i keq është i furishëm.