(Skenderbeu.info) Zyrtarët amerikanë këshillojnë Ukrainën të ndalojë fillimin e një ofensive të re.
Zyrtarë të lartë amerikanë po këshillojnë Ukrainën që të ndalojë fillimin e një ofensive të madhe kundër forcave ruse.
Te ndaloje derisa të vendoset furnizimi më i fundit i armatimit amerikan dhe të sigurohet trajnimi, tha të premten një zyrtar i lartë i administratës Biden.
Zyrtari, duke folur me një grup të vogël gazetarësh në kushte anonimiteti, tha se SHBA-ja po i përmbahej vendimit të saj për të mos ofruar tanke Abrams për Ukrainën në këtë kohë, mes një polemike me Gjermaninë mbi tanket.
Presidenti Joe Biden, i cili miratoi një paketë të re armësh prej 2.5 miliardë dollarësh për Ukrainën këtë javë, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se “Ukraina do të marrë të gjithë ndihmën që i nevojitet”.
Bisedimet me Ukrainën për çdo kundërofensivë kanë qenë në kontekstin e sigurimit që ukrainasit t’i kushtojnë kohë të mjaftueshme fillimisht stërvitjes mbi armatimin më të fundit të ofruar nga SHBA, tha zyrtari.
Zyrtarët amerikanë besojnë se një ofensivë do të ishte më e suksesshme nëse ukrainasit përfitojnë nga trajnimi dhe infuzioni i konsiderueshëm i armatimit të ri.
Shtetet e Bashkuara të enjten njoftuan se do të dërgojnë qindra automjete të blinduara në Ukrainë për t’u përdorur në luftë.