Alibeaj i kundërpërgjigjet Berishës/ “Largimi yt është çlirim për demokratët”

(Skenderbeu.info)-Alibeaj i kundërpërgjigjet Berishës/ “Largimi yt është çlirim për demokratët”

Ish-kryeministri Sali Berisha, sot në një deklaratë për mediat, është shprehur se Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha janë të përjashtuar nëjherë e mirë nga PD-ja.
Ai deklaroi se Alibeaj dhe Basha janë pengjet e Ramës dhe se kanë marrë një shpërblim prej tij në shumën 220 mijë euro.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar Enkelejd Alibeaj në një status në rrjetet sociale, ku i kundërpërgjigjet Berishës dhe thotë se largimi i tij do të jetë një çlirim dhe frymëmarrje për demokratët.
“Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt!
Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij.
Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka.
Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta.” shkruan Alibeaj.
Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
40 %
Sun
26 °
Mon
26 °
Tue
26 °
Wed
25 °
Thu
19 °

Lajmet e fundit

Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

0
(Skenderbeu.info)-Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’ Më interesantja është...

Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune

0
(Skenderbeu.info)-Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune Eleganca garantohet nga nuancat...

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima

0
(Skenderbeu.info)-Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima Shteti grek është goditur nga një tërmet, por...

Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

0
(Skenderbeu.info)-Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh

0
(Skenderbeu.info)-Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh Veza është një nga ushqimet më...

Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona

0
(Skenderbeu.info)-Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona Një sulm terrorist...

Lajme të tjera
NGJASHME

Berisha: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Ramën

(Skenderbeu.info)-Berisha: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Kryetari...

Rama: Ata që më shajnë kanë frikë se humbasin armikun

(Skenderbeu.info)-Rama: Ata që më shajnë kanë frikë se humbasin...

“Ryanair”, në Shqipëri/ Rama: Kemi marrë një vulë të rëndësishme

(Skenderbeu.info)-“Ryanair”, në Shqipëri/ Rama: Kemi marrë një vulë të...

I arrestuar nga SPAK-u/ Vangjush Dako do të dalë sot para gjykatës

(Skenderbeu.info)-I arrestuar nga SPAK-u/ Vangjush Dako do të dalë...

Dako, në pranga për llogari të SPAK/ Reagon Rama: S’më vjen mirë

(Skenderbeu.info)-Dako, në pranga për llogari të SPAK/ Reagon Rama:...

Rama vlerësohet si Qytetar Nderi i “Vaccarizzo Albanese”

(Skenderbeu.info)-Rama vlerësohet si Qytetar Nderi i “Vaccarizzo Albanese” Kryeministri Edi...

KQZ u jep mandatet e kryetarëve 6 kryebashkiakëve

(Skenderbeu.info)-KQZ u jep mandatet e kryetarëve 6 kryebashkiakëve Ditën e...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës

(Skenderbeu.info)-Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije...
Raporto