(Skenderbeu.info)-Aksident masiv në Tiranë/ 7 makina përplasen me njëra-tjetrën
Pasditen e kësaj të marte është regjistruar një aksident në zonën e Selvisë, në Tiranë.
Mësohet se 7 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti masiv.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur, ndonëse ka dëme materiale. Si pasojë e përplasjes, është vështirësuar qarkullimi, pasi është shkaktuar trafik.Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për normalizimin e qarkullimit dhe zbardhjen e aksidentit.