(Skenderbeu.info)-Aksident i rëndë në Korçë/ Humb jetën i mituri
Më datë 21.04.2023, rreth orës 12:05, në rrugën “Dishnicë-Çiflig”, shtetasi K. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit, i cili ka dalë nga rruga.
Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi K. Sh., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe shtetasi R. Sh.,15 vjeç, pasagjer në automjet, i cili pas mbërritjes në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e daljes nga rruga.