(Skenderbeu.info)-Aksident i rëndë në Fushë-Kuqe, humb jetën një i mitur! Lëndohen disa persona
Një fëmijë ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik që ka ndodhur pasditen e djeshme në kryqëzimin e Fushë-Kuqes në Kurbin të Shqipërisë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete me drejtues E.T. dhe A.R.
Sipas informacioneve paraprake, fëmija që ka humbur jetën është i moshës 2-vjeçare. Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, njëri nga shoferët me iniciale A.R. dhe pasagjerja I.R.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve