(Skenderbeu.info)-Aksident i rëndë në Burrel-Klos, 6 të plagosur
Aksident i rëndë në aksin Burrel-Klos. Mësohet se 6 persona kanë mbetur të plagosur.
Dy prej tyre, sipas informacioneve të fundit, janë në gjendje më të rëndë.
Mat/informacion paraprak
Në aksin rrugor Burrel-Klos, shtetasi D.T., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin L.K. dhe si pasojë janë lënduar lehtë drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.