(Skenderbeu.info)-Abazaj firmos për Tiranën. Ka zgjidhur kontratën me Istambulspor.
Sipas informacioneve të fundit nga kampi bardheblu, Kristal Abazaj ka firmosur një kontratë 3 vjecare me Tiranën. Abazaj në karrierën e tij ka luajtur me klube të nivelit të lartë sic janë Anderlecht, NK Osijek e së fundmi Istanbulspor dhe kthehet në atdhe ku do të luajë për kryeqytetasit. Lojtari vjen pas një post operacioni në ligament/kroçatë para disa muajsh dhe nuk është ende në 100% të formës së tij. Ai ka zgjidhur me konsesus kontratën me Istambulspor dhe pritet të jetë i gatshëm pas dy javësh për klubin e tij të ri.