fbpx

A do protestoj?

(Skenderbeu.info) -A do protestoj? – Pyetjes po të isha këtu a do i bashkohesha protestës së 13 shtatorit edhe pse e ka thirrur Ilir Meta do t’i pëgjigjesha: Pa disktutim që do i bashkohesha. Karshi një qeverie që i ktheu nënat të lajnë rrobat me dru dhe në govatë, as që diskutohet. Karshi një qeverie që na kërkon ”solidaritet”, por me dhunë, as që diskutohet. E kishim harruar ”solidaritetin” karshi Partisë, por ja që na doli rishtas në dritë. Prite kur të na kërkojë që të shkojmë në aksione, se dënimet publike po na i kërkon, po i bëjmë, po i aplikojmë.

Tha shefi ky është flori, urra ne. Tani thotë shefi, me një fjalë Partia, që filani është tradhëtar, urra ne. Ta ndëshkojmë. Mundësisht ta internojmë. Savra aty është, nuk ka ikur. Edhe barakat. Ligjit për agjitacion dhe propagandë i kemi dhënë udhë. Dhe ti më pyet, a do dilje? A do protestoje?

Po, si mos të të dalësh! Dëgjon një ministre që u thotë grave shqiptare, lani rrobat në 30 gradë, megjithëse vetë të tundon me luksin pronvincial. Me justifikimin se edhe Europa po shtrëngohet. Nga ana tjetër, një shallvarexhi, i cili ka 9 vite që investon tek kartelet apo resortet private të anëtarëve të grupit të kuplarasë, del e reklamohet se po i kërkon borxhe Europës.

Ndaj sot shqiptarët nuk kanë më asnjë kilometër linjë hekurudhore. Nuk kanë dy kaçatorrë të shuajnë zjarret. Sikur një armatë të vogël për t’u mbrojtur. Por kanë me shumicë krerë kartelesh droge. Kanë bosë dhe bodiguardë. Madje të ulëret se Zvicra të dënon me 3 vjet burg nëse nuk e mban kondicionerin 19 gradë, kur thuajse 85% e shqiptarëve nuk i kanë kondicionerët. Janë akoma përdorues të ventilatorëve dhe korenteve natyrore. Mbajnë dyer e dritare hapur që të fryjë sadopak.

Kreu i një qeverie kur akoma shqiptarët po mbyten me gomone në ngushticën e La Manshit flet për dembelizëm, katunarë, rakixhinj, mejhane, madje tall menderen 3 herë në ditë me vendime si i do qejfi. Aq sa shqiptarët sot mendojnë me mendjen e tij, flasin me gojën e tij, veprojnë me gjymtyrët e tij. Shkurt e gjitha shoqëria ka pamjen e një ushtrie me mjete butaforike si ato në ushtrimet e manifestimet që bënte dikur diktatura në stadiumet e qyteteve të Shqipërisë. Sot nuk të flasin për asgjë tjetër, por për politikë fund e krye, për fanatizëm fetar dhe shtet aspak laik, për fuqinë e njëshit dhe kurrë për ekzistencën e tyre.

A do dal të protestoj? Kam dalë me kohë. Nuk ma lejonte ashti i fjalës, prirja shpirtërore poezia, t’i jepja votën djalit të firmëtarit që vari në litar një poet. Edhe ky bastard është, vrau bash tempullin e kulturës, historinë e pakët të artit tonë kombëtar, Teatrin.

Sot jemi totalisht një nocion pa kokë, pa gojë, pa dhëmbë, pa trup, pa bythë, pa këmbë, pa krahë, pa pamje, pa identitet. Megjithatë flasim për demokraci, flasim për shtetin e së drejtës, ligjin dhe liritë e individit. Kemi emigruar në masën 60% në Perëndim, por të mbysim për Turqinë.

Ti më pyet, a do protestoj? Ekzistenca ime është një protestë. E tillë është demokracia. Nuk është marrëveshje klanesh në korridoret e shtetit, por vullneti i atyre që mbushin sheshet.

Ilir Levonja

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 30 shtator 2022

0
(Skenderbeu.info) Horoskopi për ditën e premte, 30 shtator 2022 Dashi Ka rrezik qe Plutoni te sjelle edhe debate, por edhe pasion te zjarrte sot ne jetën...
Parashikimi i motit

Parashikimi i motit për ditën e premte, 30 shtator 2022

0
(Skenderbeu.info) Parashikimi i motit për ditën e premte, 30 shtator 2022 - Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
me i kerkuri i hashashit

Messi i hashashit, ndër ‘më të kërkuarit’ në Europë

0
(skenderbeu.info)  -"Messi i hashashit" Abdellah el Haj Sadek el Menbri, i njohur më mirë si El Messi del hashish, 38 vjeç, është bërë një...
Moratoriumi i gjuetisë

Moratoriumi i gjuetisë: kafshët dhe shependët në rrezik

0
(Skenderbeu.info) Moratoriumi i gjuetisë: kafshët dhe shependët në rrezik. Për zhdukjen e kafshëve dhe shendëve gjueti e paligjshme dhe jashtë sezonit është problemi kryesor....
kokaine e kapur

293 kg kokainë ne mes te derrasave me destinacion Valencian

0
(skenderbeu.info)  -" 293 kg kokainë ne mes te derrasave" -Pasditen e kësaj të mërkure (28 shtator 2022) Policia  Federale e Brazilit sekuestroi 293 kilogramë...
migrimet e zogjeve

Ndryshimet klimatike janë fajtore për migrimet e hermshme të zogjëve

0
(Skenderbeu.info) Ndryshimet klimatike janë fajtore për migrimet e hershme të zogjëve Studiuesit, të udhëhequr nga Andrea Romano, vëzhguan dallime të mëdha midis specieve me...

Lajme të tjera
NGJASHME

Putin,kërcënimet e tij të mëparshme ishin të kota duke thënë se “ky nuk është një bllof”

(Skenderbeu.info)Putin,kërcënimet e tij të mëparshme ishin të kota duke...

Parimet themelore të OKB-se nën kërcënim

(Skenderbeu.info)-Parimet themelore të OKB-se nën kërcënim.“Bota jonë është në...

Putin i lumtur të rrezikojë luftën bërthamore për të shmangur humbjen?

(Skenderbeu.info)-Vladimir Putin i lumtur të rrezikojë luftën bërthamore për...

Në luftën për opinionin global, Kina po fiton

(Skenderbeu.info)-Në luftën për opinionin global, Kina po fiton Këto ditë,...

Asetet Kripto po arrijne kulmin

(Skenderbeu.info)-Asetet Kripto po arrijne kulmin.Analizimi i aseteve të kriptove...

Dimri në Ukrainë po afrohet shpejt

(Skenderbeu.info)-Dimri në Ukrainë po afrohet shpejt .Cfarë vjen më...

Putini shkon drejt humbjes

(Skenderbeu.info)-Putini shkon drejt humbjes në Ukrainë. Pyetja e vetme...

Çfarë konsiderohen krime lufte, në të vërtetë?

(Skenderbeu.info)-Çfarë konsiderohen krime lufte, në të vërtetë? Ndërsa pushtimi rus...
Raporto