7.5 milionë vizitorë të huaj hynë në Shqipëri vitin e kaluar, gati gjysma nga Kosova

(Skenderbeu.info)-7.5 milionë vizitorë të huaj hynë në Shqipëri vitin e kaluar, gati gjysma nga Kosova

Viti 2022 duket se ka qenë i mbarë për turizmin në Shqipëri sipas të dhënave të institutit kombëtar të statistikave INSTAT.
Të dhënat e publikuara sot tregojnë se numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri gjatë vitit të kaluar kapi shifrën rekord 7.54 milionë, duke u rritur me 32.6 për qind në krahasim me vitin 2021.
Ajo që vihet re është se pothuajse gjysma e vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri vitin e kaluar janë nga Kosova (mbi 3 milionë). Kjo tregon edhe njëherë rëndësinë që kanë pushuesit nga Kosova për turizmin në Shqipëri.
Në të njëjtën periudhe numri i shqiptarëve që udhëtuan jashtë pësoi rritje të ndjeshme. Të dhënat tregojnë se, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2022 është 5.9 milionë persona duke u rritur 40.4 për qind, krahasuar me vitin e mëparshëm.
Gjatë vitit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3.6 herë dhe Anglia me 85.9 për qind, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 14.3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Vizitorët nga Maqedonia e Veriut dhe Italia renditen të dytët dhe të tretët për numrin e hyrjeve pas Kosovës me rritje 19 për qind dhe 74 për qind që në numër është 631 mijë dhe 561 mijë hyrje të shtetasve nga këto vende.
Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
2.6kmh
0 %
Mon
0 °
Tue
6 °
Wed
7 °
Thu
8 °
Fri
10 °

Lajmet e fundit

droge

Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona Njësitë e Marinës Kolumbiane sekuestruan më shumë se...
droge ne kakao

Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos

0
(Skenderbeu.info)-Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos Guardia Civil dhe Agjencia e...
droge ne banane

Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane Droga ishte fshehur në rimorkio të...
Një ton hashash

Një ton hashash u kap brenda Marokut

0
(Skenderbeu.info)-Një ton hashash u kap brenda Marokut Anëtarët e Drejtorisë së Përgjithshme Marokene të Sigurisë...
Droga

Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën Një kontroll rrugor i kryer...
shkaterrimi i laboratorit

Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi

0
(Skenderbeu.info)-Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi Autoritetet boliviane shkatërruan dy laboratorë të prodhimit të drogës...

Lajme të tjera
NGJASHME

Berisha mbledh sot Kryesinë për protestën e opozitës

(Skenderbeu.info)-Berisha mbledh sot Kryesinë për protestën e opozitës“Tirana do...

Plas sherri mes policëve në Tiranë,i drejtojnë armët e shërbimit njëri-tjetrit

(Skenderbeu.info)-Plas sherri mes policëve në Tiranë,i drejtojnë armët e...

Vlorë/ Gjendet i vdekur në një kanal 51-vjeçari nga Kukësi

(Skenderbeu.info)-Vlorë/ Gjendet i vdekur në një kanal 51-vjeçari nga...

Studimi, ERE: Familjet në shtëpi private konsum tre herë më të lartë energjie se në apartament

(Skenderbeu.info)-Studimi, ERE: Familjet në shtëpi private konsum tre herë...

Media amerikane i mëshon me forcë: Rama punon për kartelin Sinaloa

(Skenderbeu.info)-Media amerikane i mëshon me forcë: Rama punon për...

Doza kanabisi gati për treg, dy të arrestuar në Bulqizë

(Skenderbeu.info)-Doza kanabisi gati për treg, dy të arrestuar në...

Dhuna në shkolla, mbi 650 mësues i nënshtrohen vlerësimit psiko-social në Tiranë

(Skenderbeu.info)-Dhuna në shkolla, mbi 650 mësues i nënshtrohen vlerësimit...

Rama me dalje publike pas disa ditësh mungese: Më kapi flama gripale

(Skenderbeu.info)-Rama me dalje publike pas disa ditësh mungese: Më...
Raporto