(Skenderbeu.info)-Shënohet sot 555-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Me 17 janar 1468 bëhen 555 vjet nga vdekja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Sipas Marin Barletit, trupi i tij u varros në Lezhë në Katedralen e Shën Nikollës, sipas zakonit të stërgjyshërve të tij, varrimi u bë me një ceremoni plot zi dhe dhimbje të pamatë nga kapedanët dhe ushtarët e princave fisnikë aleatë të tij.
“Askush nuk e kishte menduar se në Shqipëri në ato vende të krishtërimit do të derdheshin aq shumë lot“, shkruan Barleti.