(Skenderbeu.info) Luizi-Teas: Jam gjithmonë 3 lëvizje para teje. Në shtëpine e Big Brother Luizi duket se u ka hapur ‘luftë’ disa personazheve, pasi prej ditësh flet për banda.
Në një bisedë me Tean, ai thotë se këto ‘banda” nuk kanë këllqe të merren me të.
Në filllim te emisionit Tea dha mendimin e saj rreth Luizit duke thënë se në fillim i është dukur si pervers.
Ndërkohë gjatë bisedës së tij me Tean Luizi thot se e hoqëm titullin pervers, kemi titullin katil.
Ndersa Tea i pergjigjet se ajo thjesht ben pershkrimin ndersa ai i pranon.
Debati
Luizi: Tani e hoqëm titullin pervers, kemi titullin katil
Tea: Unë thjesht të përshkruaj ti i pranon vetë.
Luizi: Unë u pranoj vetë? Ti s’ke pa gjë akoma, unë jam 3 lëvizje gjithmonë para teje
Tea: Thjesht dua qetësi!
Luizi: Qetësinë e keni pra, se më keni nxjerr prej dhome. Po a e di ça u bëj unë atyre dy bandave, ato s’kanë këllqe me u marr me mua.